TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2025, 15:13

Kushti i PD për votën e emigrantëve, Peleshi zbulon strategjinë e PS; si do sigurohen 84 votat?

Shkruar nga Pamfleti

Kushti i PD për votën e emigrantëve, Peleshi zbulon

Partia Demokratike ka kushtëzuar qëndrimin e saj në Kuvend ndaj draftit me 3 pika lidhur me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit me lejimin për të votuar edhe të shqiptarëve që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja. Nëse PD nuk voton për draftin e dakordësuar, rrezikohet seriozisht procesi për të mundësuar votën e diasporës me postë në zgjedhjet e 11 majit.

Por a do të pranohet ky kusht i demokratëve?

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi shprehet për Top Channel se kërkesa e Partisë Demokratike është e parealizueshme dhe pavarësisht negociatave ngërçi duket i pazgjidhshëm.

Por ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon 3 ndryshimet që lidhen  me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionin e numërimit nga përfaqësues të  dy forcave kryesore politike kushti i ri i vendosur nga opozita sipas Peleshit është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.

Ndërsa në mbledhjen parlamentare të së enjtes pritet të ketë përsëri debate dhe diskutime mes palëve nëse opozita nuk tërhiqet nga kushti i saj dhe rrezikon miratimin e draftit me 3 pikat e dakordësuara , socialistët duket se kanë nisur tentativat që të plotësojnë votat e nevojshme me aktorët e tjerë politikë.

Nuk dihet se sa të suksesshme mund të jenë këto negociata, por përtej 3 votave të PSD-së, socialistëve do t’i duhen edhe 7 vota nga deputetë të pavarur apo të partive të vogla për të plotësuar numrin 84, i nevojshëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

 

Lini një Përgjigje