Kryeministri thotë se funksionet kushtetuese nuk mund të pezullohen dhe paralajmëron ndërhyrje në legjislacion.
Ka përfundur mbledhja e kryeministrit Edi Rama këtë të hënë me grupin parlamentar, e cila u zhvillua para nisjes së kryeministrit në Bruksel.
E pranishme në mbledhjen e grupit parlamentar socialist është edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.Pas mbledhjes, Rama ka dalë me tre konkluzione në lidhje me mosvendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ministres Belinda Balluku dhe rikthimin e masës së pezullimit.
Në deklaratën e tij, Rama theksoi se funksionet kushtetuese të padelegueshme, nga anëtarët e qeverisë deri te Presidenti i Republikës, nuk mund të pezullohen nga asnjë institucion mbi bazën e një emri përveçëm.
Sipas tij, pezullimi i një funksioni të tillë paralizon jo vetëm individin, por institucionin që ai drejton.
“Nuk mund të pezullohet funksioni, sepse paralizohet institucioni,” u shpreh Rama, duke e konsideruar këtë çështje si një problem parimor kushtetues.
Duke iu referuar edhe deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri tha se anëtarët e saj janë shfaqur unanimë në identifikimin e problemit, por të ndarë sa i përket rrugëzgjidhjes. Në këtë kontekst, Rama njoftoi se Grupi Parlamentar i PS do të angazhohet për zgjidhjen e situatës përmes ndërhyrjes në legjislacion.
Sipas Ramës, pala e vetme që përfiton nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, i cili në kushtet e pezullimit mund të vijojë hetimet pa asnjë pengesë. Ai shtoi se, deri në adresimin ligjor të çështjes, nuk ekziston asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u paraqiti pas rënies së masës së pezullimit.
"Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.", shkruan Rama në rrejtin social X.
Në një shtesë personale, Rama thekson se SPAK-u nuk cenohet, por mbështetet plotësisht.
“Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar këdo dhe çfarëdo nuk preken, por garantohen. Po ashtu, pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv nuk preket, vetëm garantohet,” përfundoi kryeministri.
3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2026
1. Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të…
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të lërë në fuqi masën e GJKKO për pezullim nga detyra për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës.
Ndërkohë në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.
Nuk e kuptoj kete mbrojtje te tij.Ky ka marre nga rruga dhe i ka vene ministra e zevendes ministra dhe sot na del,qe nje nga keta eshte i pa zevendesueshm dhe na demton zhvillimin.Ne rast se vendi ka mbetur ne dore te nje personi ne na ka marre lumi. Tani po i kerkon zvaranikeve te vet mos pranojne heqjen e imunitetit.Do shohim cfare do behet.
Republike bananesh! Shtet i mbauar! Te ishte ne nje vend tjeter, e kishte marre ushtria ne dore. Por ketu nuk kemi as ushtri! Paralizoka shtetitn shkruan ky psikoja! Shteti eshte paralizuar qe ne 2013-n kur e pushtoi sekti i Rilindjes se Trapit!
bravo kur vjedh , dhunon, ia ben nenen dhe populli debil nuk ndihet