TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2026, 17:57

“Buxheti dyfishohet, paratë zhduken”, Teliti: SPAK të hetojë fondet publike!

Shkruar nga Pamfleti

“Buxheti dyfishohet, paratë zhduken”, Teliti: SPAK të

Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti akuzoi qeverinë se ka dyfishuar buxhetin e shtetit pa prodhuar asnjë përmirësim real për qytetarët, ndërsa fondet publike, sipas tij, janë shpërdoruar përmes keqmenaxhimit dhe korrupsionit.

Teliti theksoi se rritja e buxhetit nuk është shoqëruar me rritje cilësore të shërbimeve publike, por me zgjerim të abuzimit me fondet shtetërore. Sipas tij, paratë e taksapaguesve janë orientuar drejt projekteve pa ndikim real për qytetarët, ndërsa infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi kanë mbetur në të njëjtin nivel problematik.

Ai deklaroi për "Syri Tv" se mungesa e kontrollit dhe e transparencës ka krijuar një sistem ku keqmenaxhimi është kthyer në normë dhe korrupsioni ka depërtuar në çdo hallkë të administrimit financiar. Për këtë arsye, Teliti kërkoi hetim të plotë institucional për mënyrën se si janë shpenzuar fondet publike gjatë viteve të fundit.

Në vijim, ai bëri thirrje për reagim qytetar, duke e konsideruar presionin publik si të vetmen mënyrë për të ndalur këtë situatë.

“Përfundimi i kësaj situate është vetëm një: populli duhet të ngrihet në protestë për të mbrojtur interesat e tij, sepse vetëm përmes një qëndrese të fortë do të mund të ndalojmë këtë qeverisje të korruptuar”, tha Teliti mes të tjerash.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Kta dijne vetem te thodne, te behet kjo apo ajo. Jane ne opozite pre 12 vitesh dhe nuk kane asgje ne vije. Edhe kur ishin ne fuqi, ishin te kompromentuar dhe mezi i hoqem..Te paafte dhe te korruptuar. nuk kane asnje titull per te kerkuar llogari apo per te urdheruar kend..Njerezit ju kane denuar me vote ..

    Lini një Përgjigje