
Deputetja Ina Zhupa i ka drejtuar një apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita në 10 shkurt kundër Qeverisë së Edi Ramës.
“Qytetarët të ngrihen kundër pushtetit të kalbur”, shprehet Zhupa, ndërsa është angazhuar në një seri takimesh me qytetarë në kuadër të përgatitjes së protestës.
Duke i ftuar të mos qëndrojnë indiferentë ndaj pushtetit të kalbur që u ka zënë frymën shqiptarëve, ajo bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e 10 shkurtit, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë.
“Thirrje çdo qytetari të mos rri indiferent, të protestoj kundra pushtetit të kalbur që i ka zënë frymën shqiptarëve.
Të martën, 10 shkurt, ora 17:00, protestojmë para kryeministrisë!”, shprehet Zhupa.
Lini një Përgjigje