TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 07:34

Kush e ka fjalën e fundit për imunitetin e Ballukut? Ish kreu i KQZ: Mandati i deputetes nuk preket

Shkruar nga Pamfleti
Kush e ka fjalën e fundit për imunitetin e Ballukut? Ish kreu i KQZ:
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka bërë kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Për këtë ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë se Kuvendi i Shqipërisë do të nisë një procedurë e cila nuk do të mundet të zgjasë më shumë se 3 muaj në total. Nëse Kuvendi nuk vepron brenda kësaj kohe, kërkesa shfuqizohet.

Kume shpjegon se edhe në rast të miratimit nga Kuvendi, masa e sigurisë nuk bëhet automatikisht e zbatueshme. Prokurori duhet të drejtohet më pas te Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendos në mënyrë të pavarur për masën e ndalimit.

"Gjatë kësaj periudhe, me periudhë ku kam parasysh nga fillimi i kërkesës së prokurorit dhe deri në vendimin e gjykatës (nëse do të ecet në këtë rrugë) ose deri në konsumin e periudhës 3-mujore që Kuvendi nuk vepron, zëvendëskryeministrja është në detyrë dhe në legjitimitet të plotë të ushtrimit të saj. Nëse ndodh që hyn në fuqi masa e shtrëngimit për të (varet nga masa që është kërkuar, pra nëse kërkohet arrest me burg apo arrest në shtëpi), pra nëse nuk ka më mundësi të ushtrojë detyrën, duhet kryeministri të veprojë. Si deputete, mandatin e ka, thjesht nuk e ushtron dot. Nuk e humbet mandatin! Pra, nëse nuk ka më mundësi fizike të shkojë në detyrë, duhet të veprojë kryeministri, sepse nuk mund dhe nuk ka pse ta lërë vendin vakant, kurse mandatin e deputetit ajo vazhdon ta ketë, por nuk e ushtron dot. Nuk e humbet, siç nuk e humbi z. Berisha që konsumoi 6 muaj pa vajtur se ishte në arrest shtëpie. Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste vetëm në rast se do të merrej për të një vendim penal i formës së prerë, sepse në këtë rast fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin, që i ndërpret mandatin. Pra, detyrën që ka si anëtare e Këshillit të Ministrave, në rast arresti me burg apo arresti shtëpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri të veprojë. Dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt për këtë fare, nuk e ndalon prokurorin. Gjykata Kushtetuese është shprehur vetëm jo për rastin konkret, në kuptimin e vlerës së masës, por për raportin mes dy institucioneve, kështu siç është bërë kërkesa. Dhe ka marrë jo vendim për lëndën, por për atë që quhet masë sigurie, ka pezulluar pezullimin, vetëm kaq, gjë që nuk ka ngushtuar aspak hapësirat për të vepruar ashtu siç edhe ka vepruar prokurori i SPAK-ut. Është proces që ka rrjedhur ashtu siç e parashikuar ligji.", thotë Kume për Tv Klan.

mandati i deputetes nuk preket balluku spak

Lini një Përgjigje