Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, Salianji takim në Elbasan
Ervin Salianji duket se ka rritur mbështetjen brenda PD. Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, këtë pasdite ai është ndalur në Elbasan, ku salla ishte e mbushur plot.
Në fjalën e tij Salianji nuk i kurseu kritikat mbi situatën në PD. Ai u ndal dhe te mbledhja e Kryesisë, ku u shpreh se 4 orë ju bë gjyq atij, ndërsa 15 minuta u fol për Ramën. Sipas tij, humbësit duhet të bëjnë një hap pas.
“Të nderuar miq, të nderuar qytetarë dhe demokratë të Elbasanit. Shumë pyesin, çfarë doni ju me këtë lëvizje? Ne duam që Partia Demokratike të jetë fituese. Partia Demokratike të jetë fituese, fituese e fituese. Dhe kjo sallë, kjo energji, këta njerëz të jashtëzakonshëm, të rinj dhe të reja, drejtues strukturash, kandidatët, ndër kandidatët më të votuar në Republikë si zoti Qani Xhafa, që e falenderoj dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të strukturës së Partisë Demokratike. Të nderuar miq që po e bëjmë bashkë këtë rrugëtim, ne kemi një rrugëtim i cili nuk bëhet për poste, i cili nuk bëhet për interesa personale, i cili nuk bëhet për ofiqe. Një rrugëtim që nuk bëhet për asnjë interes tjetër përveçse interesit që Partia Demokratike të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë. Dua t'ju përcjell ju dhe të gjithë demokratëve një mesazh falënderimi. Mijëra demokratë dhe qytetarë anembanë Shqipërisë, që më kanë shkruar mijëra mesazhe këto ditë. Ju falënderoj nga zemra të gjithë të pranishmëve që jeni këtu. Ju jam vërtetë thellësisht mirënjohës, pasi e di që nuk është e lehtë”, tha Salianji.
Sipas tij kjo qeveri është e zhytur në skandale dhe duhen vetëm protesta. Salianji kërkoi që të gjithë të zbresin në shesh më 22 dhjetor. Nga ana tjetër u ndal dhe te sulmet që po i bëhen.
"Mbledhja e fundit e Kryesisë, ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe 15 minuta për Edi Ramën. Duhet ta themi qartë në cdo diskutim të brendshëm të PD se nuk është rruga e duhur që ka zgjedhur në momente të rëndësishme të saj. Dhe po e them dhe sot, Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike. Riorganizimi i PD në të njëjtën kohë me protestën është po aq i rëndësishëm sa protesta për PD, për të pasur masivitetin që e kërkon cdo demokrat. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetëe vec respektimit të demokratëve", tha ai.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë rrugë tjetër, përveç respektimit të demokratëve, përgjegjësisë para atyre, llogaridhënies para atyre, komunikimit dhe konsultimit të vazhdueshëm me ta dhe një rinisjeje të vërtetë.
“Duhet ta themi qartë, siç e kam thënë qartë në çdo diskutim të brendshëm të Partisë Demokratike, kur kam menduar që nuk është rruga e duhur ajo që ka zgjedhur Partia Demokratike në momente të rëndësishme të saj. Edhe po e them edhe sot. Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të stërpërsëritura prej vitesh, nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm, që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmin bilanc në karrierën e tyre politike. Riorganizimi i Partisë Demokratike, në të njëjtën kohë me protestën, është po aq i rëndësishëm sa protesta për Partinë Demokratike, për të pasur masivitetin që e kërkon çdo demokrat, që e kërkon çdo qytetar”, tha ai.
Salianji u shpreh se PD nuk mund të ecë më përpara duke mbajtur gjithë kohën vetëm kokën pas dhe duke thënë: ‘na vodhi këtë herë, na rrahu këtë herë, gabuam atëherë e kështu me radhë’.
“E them qartë, Rama dhe PD ka dy rrugë si rrëzohet, me protesta masive dhe revoltë që të paralizojnë jetën politike të këtij vendi ose tek kutitë e votimit duke bindur dhe frymëzuar aq shumë njerëz sa ta tejkalojmë manipulimin që Rama ka ngritur në sistem nga zgjedhjet në zgjedhje. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të çojmë në këmbë popullin opozitar, që t’i dëgjojmë demokratët qoftë edhe një të vetëm që të mos shqetësohemi nga zëri i demokratëve që kërkojnë fitore. Ne duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. T’i çojmë demokratët dhe qytetarët në kutitë e votimit dhe sheshet e Shqipërisë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar duke qarë”, shtoi ai.
Mos po i sherben qeverise Salijan? Mbase nga padituria por te besh lajm ne te njejten kohe me lajmet BOMBE te Drejtesise kunder Ranes, nuk le shije te mire.
Hahahahha...! Salianji do behet faktor ne te djathten shqiptare , diten kur lepuri te behet gomar !
Uroje qe te kete gare te vertet ne PD edhe te mos ndahet ne dy fraksione,Nqs PD ndahet Kjo i dedikohet Salijanjit,Jo nga menyra si po vepron por nga situata ku ndodhet opozita.
Edit po i shërbejnë komunistët brenda PD pjesa më e malle e deputetëve që dolën nga lista e mbyllur