
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilëson këtë veprim si një vazhdim i "modës së arrestimeve pa gjyq" dhe shigjeton në mënyrë të drejtpërdrejtë SPAK-un.
“Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, kjo është një e vërtetë e hidhur”, shkruan Rama, duke iu referuar praktikave që sipas tij kanë shqetësuar edhe Këshillin e Europës. Ai kujton se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një vendim të mëparshëm për pezullimin e Ballukut, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe antidemokratik.
Edhe pse shprehet se “nuk paragjykojmë kërkesën e prokurorit special”, kreu i qeverisë bën të qartë se kjo çështje nuk do të trajtohet si rastet e tjera. “Këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë dhe do të mbajmë një qëndrim të drejtë, të qartë dhe të denjë”, shkruan Rama, duke theksuar se maxhoranca do të veprojë si “forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi”.
Reagimi i Edi Ramës:
Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren - me burg ose në shtëpi. Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur - një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane - gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht. Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve, këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.
Dhe ju te Pamfletit qe ju mbanim se kishit pak yndyre,dolet keq sot.Ku e keni lajmin per Drejtoreshen e AKSHI? Nuk keni kene xhepist pa nxjere ne Gazete dhe kete qe ka tenderuar me shume se 150 milion euro e "harruat"
https://pamfleti.net/aktualitet/spak-dhe-bkh-aksion-te-kodra-e-diellit-leshohen-disa-masa-sigurie-i312442