
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka reguar me me tone të forta për situatën në PD.
Në një intervistë për MCN TV, Kadilli tha se nuk e sheh Salianjin si lider të Partisë Demokratike dhe vuri në dukje mungesën e guximit të këtij grupimi për të përmendur qartë qëndrimin ndaj Sali Berishës.
“Nuk e shoh Salianjin si kryetar të PD. Nëse Berishës i duhet një individ që krijon zhurmë por nuk e kërcënon, ai mund të jetë Salianji. Në të kundërt, do ta spostojnë”, tha Kadilli, duke ironizuar pretendimet për riorganizim në radhët e demokratëve.
Ai kritikoi ashpër edhe përdorimin e etiketave si “soroist” në diskursin politik, duke e cilësuar këtë një “gjueti shtrigash” pa thelb ideologjik. “Në demokraci, njerëzit maten me atë që thonë dhe bëjnë. Edhe Orban ka studiuar me bursën e Sorosit. PD po ndjek një populizëm të zbrazët që i duhet vetëm për të krijuar armiq të rremë”, u shpreh Kadilli.
Kadilli: Kjo mendësi për të përdorur në politike etiketime ‘soroiste’ apo jo ‘soroiste’, pa vënë re, pa shpjeguar qëndrimet politike, kthehet për mua në traditën më të keqe të asaj që quhet gjueti shtrigash. Dikur thuhej spiun i sigurimit, vjen nga familje e majtë. Njerëzit në demokraci maten me atë që thonë dhe bëjnë. Edhe Orban që është anti-soriositi më i madh ka studiuar me bursën e Sorosit. Atij i duhet një armik. Edhe ajo që bën PD është një lloj populizmi, pa vlerë politike.
Nuk e shoh Salianjin si kryetar të PD. Por s’varet nga ajo që mendoj unë. Nëse Berishës do t’i duhet një individ që krijon tollovi por s’e kërcënon atë, ky mund të jetë Salianji në një post të caktuar. Nëse s’i duhet Salianji do ta anashkalojnë, do ta spostojnë. Shoh një ngjarje që shitet si lëvizje më shumë nga media.
S’kam dëgjuar nga ata njerëz nëse janë apo jo për qëndrimin e Berishës në krye të partisë. Këta s’kanë kurajo dhe këllqe t’i shqiptojnë emrin Berishës. Nuk janë njerëz politikë, janë karrieristë dhe njerëz që rrinë rrotull politikës. Në PD je në rregull për sa kohë s’merresh me Berishën, por kjo s’është politikë. S’kam dëgjuar nëse janë pro apo kundër kryetarokracisë, si duhet të jetë PD-ja.
Sa llum o Kadill..Do iki plaku dhe do zhdukeni ju qe per 30 vite keni vjedhur, se do vijne te tjeret. Kane edhe ata per te mbajtur familjen e do vjedhin, njelloj..