TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 18:26

Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, Salianji mbush plot sallën edhe në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Pas Durrësit dhe Gjirokastrës, Salianji mbush plot sallën edhe
Ervin Salianji vijon të bëjë me “dhimbje koke” Sali Berishën. Ish-deputeti ka mbledhur sot në një takim demokratët e Elbasanit dhe, ashtu si në Durrës dhe në Gjirokastër, edhe aty e ka mbushur sallën plot.

Salianji ka nisur një tur takimesh pas një bisede që pati me Ilir Alimehmetin dhe shumë figura të tjera në PD që dolën të parët në primare.

Lëvizja e tij është kritikuar nga Sali Berisha dhe ata që i rrinë pas, duke akuzuar Salianjin se po çon “ujë te mulliri i Ramës”. Madje, në mbledhjen e Kryesisë të shtunën pati shumë debate. Edhe për takimin e sotëm ai u sulmua nga Flamur Noka se kishte bashkëpunuar me krimin. Por Salianji iu kthye ashpër, duke shkaktuar mjaft debate në sallë.

Takimi ka nisur pak më parë dhe duket se të zhgënjyerit brenda PD-së janë shtuar ndjeshëm.

salianji takime elbasan

Lini një Përgjigje