TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 14:01

"Kurtin e kam uruar personalisht", Rama: Do të ishte mirë të zhvillohej një mbledhje mes dy qeverive

Shkruar nga Pamfleti

"Kurtin e kam uruar personalisht", Rama:  Do të ishte mirë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundivitit më gazetarët nuk ka lënë pa përmendur edhe zgjedhjet në Kosovë, teksa tha se ka uruar personalisht Albin Kurtin.

Rama tha se nuk e përjashton një mbledhje midis dy qeverive. Ai tha se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë, ku theksoi se një nga punët kryesore është hekurudha Durrës-Prishtinë.

“Nuk e di do flasim, do të vendosim, do ishte mirë të kishim një mbledhje mes dy qeverive. Mos harroni kemi bërë mbledhje mes parlamenteve, këtë vit nuk e bëmë për shkak të zgjedhjeve. Albin Kurti u rikonformua si kryeministër dhe i kam bërë edhe urimet edhe personalisht. Dhe ne do të vazhdojmë punën.

Kemi gjëra që mund të bëjmë, sidomos hekurudhën Durrës-Prishtinë, që është xhevahiri i kurorës; do bëjmë çmos që ta çojmë deri në financim.”, tha Rama.

1 Komente

  1. V
    Vlora

    Ca lidhje ke ti me Kurti ?. Duhet te lash duart kur ta takosh. Ai eshte patriot, kurse ti nje hajdut me damke. Nuk ju lidh asgje, mos e infekto dhe ate.

    Lini një Përgjigje