
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se Partia Demokratike e ka derën e hapur të ulet në tryezë për dy reformat që pritet të kryhen, ajo zgjedhore dhe territoriale.
Rama tha gjithashtu se PD nuk e merr peng qeverinë duke vendosur kushte, pasi nëse nuk i pëlqen kjo qeverisje, duhet t’i fitojnë ata zgjedhjet.
“Duan të hyjnë nga dera e hapur dhe të ulen në tryezë bujrum. Por ne peng nuk na bëjnë dot. Edhe këto reforma mirë është t’i bëjmë bashkë, nëse s’duam do t’i bëjmë vetë. Duan qeveri kështu apo ashtu, të fitojnë zgjedhjet. S’i fitojnë dot?”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke deklaruar se ka qenë vetë PD që hodhi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit.
Lini një Përgjigje