TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2024, 10:06

Kukësi zgjedh sot kryetarin e ri të PD-së, kush janë dy kandidatët në garë

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi zgjedh sot kryetarin e ri të PD-së, kush janë dy

Sot dega e partisë Demokratike në Kukës zhvillon zgjedhjet për kreun e saj. Procesi i votimit ka nisur që në mëngjes dhe pritet të mbyllet në mbrëmje.

Në garën për drejtimin e PD-Kukës janë dy kandidat, Rrahman Dema aktualisht nënkryetar i kësaj dege dhe Gëzim Shehu anëtarë i kryesisë.

Përzgjedhja e dy kandidatëve në garë ka ardhur pas një procesi mbi 2-javor të propozimeve të bëra nga çdo anëtar të seksioneve e më pas kalimi i tyre në Kryesi e në qendër për verifikimin e figurave.

Zgjedhjet në këtë degë bëhen për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.

Lini një Përgjigje