TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2024, 19:31

Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Masakra e korrupsionit me urdhër të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Masakra e korrupsionit me urdhër të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderët e deri tek pasuritë publike, është kryeministri Edi Rama.

Basha thekson se PD inkurajon dhe mbështet pa rezerva SPAK-un në këtë betejë që e cilëson si jetike për vendin.

“Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatisur gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo. Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderët e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.

Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Inkurajojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

lulzim basha jorgo goro

Lini një Përgjigje