TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2024, 18:02

Arrestimi i Evis Berberit, Bardhi: S’mund të ketë kaluar miliona euro pa dijeninë e eprorëve, hetimet do të shkojnë përtej drejtorit të ARRSH!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Evis Berberit, Bardhi: S’mund të ketë kaluar miliona
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi duke komentuar rastin e arrestimit të kreut të Autoritetit të Rrugëve Evis Berberi, ka theksuar se nuk mund të thuhet që drejtori ka kaluar miliona euro në një kompani të tijën dhe të mos ketë pasur dijeni nga ana e eprorëve.

Sipas tij në atë çështje po hetohet përtej drejtorit të ARRSH, teksa nënvizoi se nëse hetimet do të mbeten aty, do të vihet në pikëpyetje besueshmëria e SPAK.

Patjetër që e mbështes SPAK-un. Sa kohë që unë i drejtohem SPAK-ut, kam besim. Pres rezultate konkrete edhe nga çështja McGonigal. Në parim e mbështes dhe sa herë kam patur kritika i kam bërë ato sepse nuk mund të trajtohet si një gjë e mbyllur ku opinioni publik nuk duhet të shprehë kritika edhe për një frymë të mirë.
Në rastin e zotit Berisha kam pasur një kritikë në mënyrën e procedurës, pasi duhet të merrej autorizimi i Kuvendit. Nuk ka gjë që një politikan i lartë të hetohet. Nuk mund të thuash që drejtori i ARRSH ka kaluar miliona euro në një kompani të kaluar prej tij dhe mos të ketë patur dijeni eprori i tij që ka një detyrim Kushtetues për të mbikëqyrur punën e tij. Edhe në atë çështje besoj se po hetohet përtej drejtorit të ARRSH. Nëse çështja ngel aty te drejtori që me një procedurë i kalon vetes 1.5 milionë euro, këtu pastaj do vihej në pikëpyetje besueshmëria”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje