TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2024, 17:43

Basha tentoi t'i përgjonte telefonin, ironizon Bardhi: Herën tjetër do e lë aty që të mos lodhet

Shkruar nga Pamfleti

Basha tentoi t'i përgjonte telefonin, ironizon Bardhi: Herën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka folur lidhur me veprimin e Bashës gjatë seancës së fundit parlamentare.

Teksa ka komentuar veprimin kur i ulur ngjitur me të, Basha drejton shikimin nga celulari i Bardhit, ky i fundit u shpreh se ai moment dukej si një cenim i privatësisë në mënyrë të panevojshme.

Bardhi ironizon duke thënë se në seancën e ardhshme do të lërë telefonin mbi tryezë në mënyrë që Basha “të mos lodhet duke zgjatur kokën”.

“E konsideroj të panevojshme show-n që bëri kolegu Basha gjatë ditës së enjte. Për dy vite nuk çoi përpara reformën zgjedhore, kur nuk kemi qenë fare pjesë e procesit dhe ai me Alibeajn ishin në komision. Ishte një teatër i panevojshëm në mendimin tim.

E kam parë videon ku Basha më sheh, duhet të pyesin Bashën se çfarë po shihte me aq kuriozitet te telefoni im. Dukej si një cenim i privatësisë së një kolegu në mënyrë të panevojshme. Nëse Basha do të shohë telefonin tim ia jap sepse nuk kam gjë për të fshehur dhe ai e di mirë këtë. Nëse do vazhdojë të ulet aty do e lë telefonin aty që të lexojë dhe mos të lodhet duke zgjatur kokën”, tha ai për “News 24”.

Lini një Përgjigje