TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2024, 17:33

"Pazar i pastër", Bardhi i përgjigjet Bashës për marrëveshjen me mazhorancën: Dialogu u bë në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti

"Pazar i pastër", Bardhi i përgjigjet Bashës për

Deputeti i Rithemelimit Gazment Bardhi ka folur lidhur me marrëveshjen me mazhorancën, i cili tha se fokusi ka qenë tek normalizimi i jetës në Kuvend.

Bardhi u shpreh se çdo proces i dialogut është bërë në institucionet e Parlamentit, teksa thekson se që në fillim ka qenë i gatshëm për negociata, aq më tepër që edhe ndërkombëtarët bënin thirrje për një proces të tillë dialogu.

“Kemi kaluar momente të vështira jo vetëm këto 5 muaj. Kemi më shumë se 2 vite në momente të vështira. Jam i kënaqur që pas bashkimit të grupit arritëm të bashkojmë pjesën më të madhe të PD dhe e bëmë funksionale duke bërë kështu funksional opozitën. Kemi bërë një betejë 5 mujore në kuvend për të drejtat tona kushtetuese.

Kthimi në normalitet është lajm i mirë për shqiptarët pasi opozita ktheu në vend të drejtat e saj dhe tani detyra jonë është të bëjmë atë për të cilën na kanë zgjedhur shqiptarët. Me kolegët demokratë, të cilët mendojnë ndryshe, nuk kam asnjë problem”, tha Bardhi për “News 24”.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar këtë marrëveshje si ‘pazare të vjetra’. I pyetur për këtë, Bardhi tha se kjo nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare.

“I gjithë dialogu i përqendruar tek normalizimi i jetës parlamentare. Ndaj dialogu është zhvilluar në institucionet e Parlamentit. Partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur palët për dialog politik. Kam shprehur që ditën e parë gatishmërinë për dialog. Nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje