
Pas miratimit me shumicë votash për ngritjen e komisioneve parlamentare mbrëmjen e djeshme në Kuvend, Partia Demokratike nuk humbi kohë duke njoftuar mbledhjen e komisionit.
Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, ka njoftuar se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet ditën e hënë.
“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.
Kujtojmë se Kuvendi miratoi mbrëmjen e djeshme ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, të kërkuara nga opozita, por nga votat është vënë re se dy deputetë të PS nuk kanë qenë dakort për miratimin dhe kanë abstenuar.
Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi u miratua me 95 vota pro dhe një abstenim.
Deputet socialist Erjon Braçe abstenoi. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 41 deputetë të pranishëm nuk votuan. Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro 1 abstenim.
Lini një Përgjigje