
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur.
Ai e ironizoi rikthimin e Bashës në skenën politike, duke thënë se misioni i tij për ta larguar nga pushteti vazhdon.
Thirrjes së Bashës që kryeministri të dilte nga bodrumi, Rama i kthehet me ironi se është trembur se mos deputeti fiton sërish zgjedhjet.
“Duke shku rrugës për Fier më vjen kjo video Luli, po mer Lul si të mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni, po si thanë vdiq Luli, vetëm unë s’e besova se e di që ti je i pavdekshëm stres 0, gjumi top. 7 herë 7 42 e s’e luan topi, ku ka vdekje që të afrohet ty. Vetëm kur dole dhe the jam gjallë thash mooos po rre tashi. I ndeze motorët e, i madh je, shyqyr dhe bravo Oriolës dhe euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më largu mu duhet të vazhdojë, plus kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca.
Jam aty ku më ke lënë lul sipër çadrës tënde, ti poshtë meje duke këndu himnin kombëtar dhe unë punoja poshtë e lart me zërin tënd në sfond, pastaj marrëveshja për të dalë krah për krah nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe atë xhepin tat me mesazhe dhe dokut tënd që të çonte zemra në Iphone. Jam trrem se ti do fitosh prap, po hallall se e Meriton, vetëm bëhu i gjallë, mos m’u ndaj, hajde forca demokratët euroatlantikë erdhi dita Rama ik", thotë Rama.
Përmes një video të publikuar më herët në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha thotë se ndodhet në takime me demokratët dhe pyet Ramën se ku e ka Veliajn.
“O Rame kishe pyetur ku është Luli. Ja me ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë. Në takim për zgjedhjet jemi në Ali Dem. Sot kam qenë në Shkodër, dje në Tiranë. Këtu jemi m Ram. Po ti ku je mo Rame? Më kanë thënë je fut në një bodrum. Dil nga bodrumi, hajde dil në debat tamam jo duke i bërë rreshtore vartësve të tu”, thotë Basha.
Lini një Përgjigje