TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 10:26

Berisha paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin para kamerave: SKAP-i i partisë është krim kushtetues

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paraqitet në SPAK dhe sulmon Dumanin para kamerave: SKAP-i i
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.

Në hyrje të SPAK, Berisha i shoqëruar nga eksponentë të PD, si Flamur Noka, ai sulmoi Dumanin, kur zbuloi se çfarë kishte shkruar në procesverbalin që nënshkruan për paraqitjen.

"Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë, është krim kushtetues. Është atentati më më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira, Sali Berisha. Ua lash aty", tha Berisha. 

Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe më 4 prill pritet që të vendoset kalimin apo jo për gjykim i dosjes, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Lini një Përgjigje