TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 10:45

Nga ushqimet që preferon, tek librat që lexon, Berisha nxjerr sekretet në TikTok (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Nga ushqimet që preferon, tek librat që lexon, Berisha nxjerr sekretet
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka sfiduar vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok, duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve në këtë rrjet social.

Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar disa nga sekretet e një ditë të tij të zakonshme nga ushqimet që preferon, tek librat që lexon.

Intervista e zbardhur.

Përshëndetje doktor si jeni?

Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.



Lini një Përgjigje