TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 12:17

Kthimi i Bashës në krye të PD? Berisha ia plas të qeshurës: Të pyesë Ramën nëse e lejon 

Shkruar nga Pamfleti
Kthimi i Bashës në krye të PD? Berisha ia plas të
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka marrë me të qeshur mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së. Duke ju përgjigjur gazetarëve para Kuvendit, Berisha tha se kjo është shaka dhe se Basha duhet të pyesë Ramën nëse e lejon apo jo.

"Ç’më tremb ai mua, po e përdor Rama si do. Mos bëj Shaka.(Qesh) Të pyes a lejon Rama apo jo, është vegël në duar të Ramës. Bën se çfarë i thotë Rama."- tha Berisha.

Gjatë prononcimit për mediat, Berisha tha se ai dhe deputetët që e përkrahin nuk do ta votojnë projektligjin për rritjen e rrogave. Sipas Berishës akti i parë duhet të jetë rritja e minimumit jetik që të jetë 200 euro.

"Pasi mashtroi shqiptarët duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të të razartit të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 mln rritje, soli në parlament një ligj në të cilin ata që janë në nevojë, përfitojnë një rritje 1.5 ose 1%. në akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Kam qenë për rritjen e rrogave, por sot kjo farzë, ky akt në të cilin rriten dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe zbresin me 1%. Dje kam insistuar që ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Minimumi jetik zbut edhe varfërinë. Ishte një masë plotësisht e mundshme. Ne nuk e votojmë! S’jemi kundër rritjes së rrogave, por jemi kundër mashtrimit."- tha Berisha.

sali berisha lulzim basha

Lini një Përgjigje