TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 12:09

Rama foli për fitore historike, Bardhi: Pushtetin ta dhanë "non gratat" Tom Doshi dhe Vangjush Dako!

Shkruar nga Pamfleti

Rama foli për fitore historike, Bardhi: Pushtetin ta dhanë "non

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se Rama në vend që të merret me opozitën, duhet t'u shpjegojë shqiptarëve se pse nuk flet për non gratën e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, falë të cilëve sipas tij mori fitoren në zgjedhje.

Shpjegove rezultatin e opozitës por nuk shpjegove rezultatit të aleatit tënd Non Grata Tom Doshin. Se në fakt konkluzioni më domethënës është rezultati i aleatit politik të Ramës, non grata PSD të Tom Doshit. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës, një këmbë të pushtetit në Durrës ja ka ngarkuar Vangjush Dako i damkosur Non Grata, një në Shkodër Tom Doshi. Në vend të japë llogari për masakrën që bëri më 14 majti, meerret me opozitën.”- tha Bardhi. 

Ndër të tjera Bardhi është shprehur se Partia Demokratike do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse është i vonuar.

Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati. PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat.”-tha Bardhi. 

gazment bardh rama pd

Lini një Përgjigje