TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 12:03

Celibashi sfidon SPAK, i jep mandatin Fredi Belerit

Shkruar nga Pamfleti
Celibashi sfidon SPAK, i jep mandatin Fredi Belerit
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sfiduar sot Prokurinë e Posaçme dhe i ka dhënë mandatin Fredi Belerit për Himarën, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash.

KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.

Arrestimi i Belerit u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim.

Kryebashkiaku i Himarës po mbahet në paraburgimin 313.

Ndryshe nga viztat e kryera në burgun e Vlorës, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nuk u pa përfaqësi diplomatike të Greqisë, por ishin të pranishëm vetëm avokatët mbrojtës të Fredi Belerit.

Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye mbas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Më pas thotë prokuroria një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohet se paguan para në shkëmbim të votës.

Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambjentale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

 

Lini një Përgjigje