TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 11:23

“Hajde o tigër”/ Aktivistët e Lëvizjes Bashkë i bëjnë pritë Ahmetajt para Kuvendit: Mos hyr!

Shkruar nga Pamfleti
“Hajde o tigër”/ Aktivistët e Lëvizjes Bashkë i
Momenti kur aktivistët e "LV" i zënë rrugën Ahmetajt

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë pranë Kuvendit, teksa kundërshtojnë rritjen e pagave të deputetëve.

Në momentin që deputeti Arben Ahmetaj ishte para parlamentit, aktivistë të partisë kanë hedhur në drejtim të tij tufa me para, simbol i korrupsionit, për të cilin akuzohet ish zv. Kryeministri. Ahmetaj ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.

Aktivistët e kanë shoqëruar aktin me thirrjet "Hajde Tigër, je i korruptuar. O tigër! Hajde tigër. Eja! Je i korruptuar, edhe ti je i korruptuar. T'ju vijë turp zoti deputet.”

Anëtari i Këshillit Bashkiak Redi Muçi, është shprehur se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi.

Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson  në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi”- tha ai.

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, përfitime të paligjshme dhe pastrim parash.

aktivistët e lëvizjes bashkë arben ahmetaj

Lini një Përgjigje