TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 12:16

Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat, Rama: Unë dhe Erion Braçe do votojmë kundër

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat, Rama: Unë dhe Erion

Në projektligjin për rritjen e pagave për administratën publike është parashikuar edhe rritja e pagës për deputetët dhe ministrat.

Sipas qeverisë, ishte parashikuar që deputetëve dhe ministrave t’u rriteshin pagat vitin e ardhshëm pasi të kishte përfunduar reforma për gjithë kategoritë e tjera, por Komisioni i Ekonomisë e përfshiu dhe këtë pjesë për t’u miratuar sot në Parlament.

Duke folur për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, Rama tha se këtë e përcakton piramida e pagave që funksionon njësoj dhe në shtetet e tjera të rajonit dhe Europës.

Gjithashtu kryeministri theksoi se nuk është dakord që rritja e pagave për ministrat dhe deputetët të miratohet në këtë moment, e pikërisht nuk do ta votojë këtë pikë.

“Niveli i pagave nuk përcaktohen sipas qejfit, përcaktohen me një logjikë. Ka një piramidë pagash.

Nuk mund të ndërtosh një piramidë pagash dhe të vendosësh presidentin nën një mësues. Pavarësisht se puna e përditshme e një mësuesi mund të jetë më me stres. Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije, madje e kemi tepruar me sistemin e drejtësisë. Por ajo është bërë dhe nuk zhbëhet. Nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti. Mund ta kenë punën më me stres se presidenti por nuk mund të kemi. Doni ju të bëni këtë qarjen e halleve? S’ka nevojë që shtesën e pagave t’ja coni jetimores. Hajde vendosni pagën minimale këtu për deputetët. Gati jam. Edhe ministrave. Çfarë stresi më të madh keni ju se ata që shkojnë punojnë fason? Unë mendoj se nuk i hyet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Dhe prapë ju nuk e mësoni që shqiptarët kush i merr për budallenj mund të gënjejë disa për një farë kohe por vjen një ditë siç erdhi në Shkodër dhe firojnë ata. Unë mendoj që ju duhet të ikni për pambuk nëse ne duam të kemi një skenë politike siç e meritojnë shqiptarët sepse ju e keni treguar që nuk e bëni dot.

rritja e pagave rama

Lini një Përgjigje