
Monika Kryemadhi ka publikuar detaje se si fondet e BE kanë shkuar për inceneratorët. Ministrja Frida Krifca është mbërthyer në një skandal, pasi Brukseli ka pezulluar grantet sepse ka dyshime se është abuzuar me to.
Por duket se nga këto fonde kanë përfituar dhe familjarë të ministres, në atë kohë drejtuese e AZHBR.
“Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?!
Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët? Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, "bënte biznes" me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës”, shkruan ajo.

Lini një Përgjigje