
Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur në Kuvend me ministren e Bujqësisë sa i takon skandalit me fondet e BE.
Spaho tha se ministrja me masat e marra ndaj bujqësisë e blegtorisë e ka ‘këputur në mes’, edhe me refuzimin që i bëri rritjes së buxhetit të propozuar për këtë sektor. Ai i sugjeroi të merret me luleshtrydhet.
“I vendose taksë TVSh gjithë imputeve të bujqësisë, e ke këputur në mes bujqësinë dhe blegtorinë. Vetëm ty të njoh që është propozuar të rritet buxheti për bujqësinë dhe e refuzove. Ndaj të them ik e merru me atë luleshtrydhen se vetëm ajo ka parë hajër”, tha Spaho.
Lini një Përgjigje