TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 16:54

Qeratë 1 euro, Berisha e Balluku përplasen ashpër në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Qeratë 1 euro, Berisha e Balluku përplasen ashpër në Kuvend

Akuzat për ministren e Bujqësisë Frida Krifca kanë sjellë një përplasje mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministres së Transportit, Belinda Balluku.

Berisha akuzoi ministren e Infrastrukturës se ka abuzuar me pasuritë publike bashkë me Ministrinë e Mbrotjes, ndërsa Balluku tha se për këto akuza duhet t’i drejtohet SPAK.

Berisha: Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti. Abuzim i tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes, janë 180 mln euro shpërdorime dhe del flet këtu në këtë mënyrë. Ke lexuar raporte apo jo?

Balluku: Qiratë me 1 euro i ke shpikur t’i me nismën ‘Shqipëria një euro’, madje i vure Shqipërisë një tabelë një euro. Ndaj mos eja këtu të flasësh këtu për këtë. Unë i kam mbijetuar shefit tënd dhe t’i për mua je një biskotë e butë. Nëse t’i ke akuza çojini atje ku duhet ti dërgoni. Drejtohu SPAK-ut por kam frikë se t’i nuk i drejtohesh dot SPAK.

Berisha: Do kesh fatin e Arben Ahmetajt. Të jesh e bindur ti, bën mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Të djeg ty se edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme. Si e kam gabim? Shihni shpërdorimet në të gjitha format. Sa është tatimi dhe doganat, 118 miliardë.

Lini një Përgjigje