TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2023, 13:19

Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, PS kërkon të nisin hetimet: Është cenuar siguria kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Kryemadhi llogari në parajsat fiskale, PS kërkon të nisin

Partia Socialiste kërkon që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka u shpreh se drejtësia duhet të nisë hetimet për Kryemadhin për mosdeklarim të ardhurash, fshehje pasurie e pastrim parash dhe se hetimet duhet t’i japin përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët.

“Në vend që të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë kërcënonin mediat. Deputetja Kryemadhi duhet të japë sqarime. Pse nuk janë deklaruar. Implikimi i një politikani shqiptar në skenat e errëta të financimeve ruse është një goditje e fortë, ndaj vlerave evropiane. Drejtësia shqiptare nuk duhet të humbë kohë për të hetuar këtë rast që cenon sigurinë kombëtare në një vend si i yni, i rreshtuar ndër të parët në krah të Ukrainës dhe kundër brutalitetit të Rusisë. Ndërkohë që znj. Kryemadhi refuzon sqarimet, organet e drejtësisë duhet të hetojnë për të gjitha veprimet që nga mos deklarimi e deri te dyshimet e adresuara nga mediat për pastrim parash e fshehje pasurie. Vetëm një hetim i plotë do t’i japë përgjigje pyetjeve se deri ku dhe në ç’masë Kryemadhi është përfshirë me rusët, se cilat janë interesat e saj me oligarkët e Putinit dhe sa i kanë prekur këto marrëdhënie, interesat e Shqipërisë”, tha Bushka.

Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit.
Por, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.

ps pl kryemadhi

Lini një Përgjigje