TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Korrik 2023, 18:10

Kreu i KLSH raporton në Kuvend: 16 zyrtarë për ndjekje penale, kemi audituar 205 subjekte

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i KLSH raporton në Kuvend: 16 zyrtarë për ndjekje penale,
Arben Shehu sot në Kuvend

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ishte sot në sallën e Parlamentit, ku prezantoi raportin vjetor të institucionit për vitin që lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, Shehu paraqiti performancën e punës së institucionit duke e vënë theksin tek vëmendja që i është kushtuar aktivitetit auditues me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rritjen e transparencës ndaj taksapaguesve shqiptarë.

Lidhur me numrin e auditimeve, Shehu raportoi se, për periudhën janar-dhjetor 2022, KLSH ka evaduar 177 misione auditimi në 205 subjekte auditimi.

Veprimtaria audituese e KLSH-së për vitin 2022, bazuar në risk, është fokusuar në identifikimin e shkeljeve, mangësive në sistemet e kontrollit në aktivitetin e subjekteve të audituara me pasoja në buxhetin e shtetit, të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe të shoqërive publike, si dhe në administrimin e pronës publike. Nga auditimet e kryera në vitin 2022 janë konstatuar 1,508,739 lekë dëm ekonomik, nga të cilat 52 % në fushën e të ardhurave dhe pjesa tjetër në shpenzime. Dëmi ekonomik në fushën e të ardhurave është evidentuar kryesisht në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore etj., ndërsa në shpenzime, 91 % i përket dëmit në shpenzimet për investime dhe pjesa tjetër në shpenzimet operative, në fushën e pagave, etj.”, u shpreh Shehu.

Lidhur me rekomandimet, kreu i KLSH sqaroi se për vitin 2022 janë adresuar 5420 rekomandime, nga të cilat: 52 propozime për përmirësime ligjore; 3283 masa organizative; 1047 masa disiplinore dhe administrative, 352 masa për shpërblim dëmi dhe 686 masa për efekte negative në buxhet.

KLSH ka referuar pranë Prokurorive të rretheve gjyqësore 4 kallëzime penale për 16 zyrtarë të niveleve të ndryshme, si dhe për 7 vendime të Kryetarit të KLSH-së, është kërkuar trajtimi tekniko-juridik i gjetjeve të konstatuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, për vlerësim të elementëve penalë dhe referim pranë organit të prokurorisë, raste këto të cilat më pas i janë dërguar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, referuar dhe kërkesës së këtij organi”, tha Shehu.

shehu klsh

Lini një Përgjigje