TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 20:06

Kreshnik Spahiu tallet me Metën: Ditën që do ngjitet në pushtet, do rikthen në Shqipëri edhe arbëreshët e Kalabrisë

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu tallet me Metën: Ditën që do ngjitet në

Juristi Kreshnik Spahiu është tallur me deklaratat dhe premtimet e Ilir Metës. Ky i fundit që kur ishte president ka marrë përsipër të ndalë shpopullimin e Shqipërisë dhe madje këtë do të bëjë pasi të fitojë zgjedhjet vendore.

Sot Meta vijoi me të njëjtën retorikë, duke akuzuar qeverinë se po shpopullon vendin dhe vetëm ai me Berishën mund të rikthejnë të rinjtë. Spahiu në rrjetet sociale ka ironizuar qëndrimet e ish-presidentit.

Ditën që Ilir Meta rikthehet në pushtet do ndalet shpopullimi dhe askush s’do largohet nga atdheu. Madje pritet që nga lumturia të rikthehen në Shqipëri arbëreshët e Kalabrisë pas 600 vitesh mërgim”, shkruan Spahiu.

spahiu meta

Lini një Përgjigje