
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko gjatë fjalës së tij në çelje të fushatës, i bëri thirrje ish-kryeministrit, Sali Berisha që të heqë dorë nga sulmet mbi PD.
Bejko tha gjithashtu se PD nuk mund të shkatërrohet për interesat e Sali Berishë, teksa shtoi se ajo nuk është më pronë e tij. Ndër të tjera ai i kërkoi Berishës që të japë përfundimisht dorëheqjen në shenjë respekti ndaj demokratëve.
“Kam një mesazh për Sali Berishën hiqni dorë nga sulmet mbi PD-në. Nga pengimi në misionin e saj për të demokratizuar Shqipërinë dhe ta çojmë në Evropë. Hiqi gishtat nga sytë e demokratëve, hiqi duart dhe lëri demokratët të fitojnë dhe ta largojnë nga pushteti këtë dyshe të keqe, Rama-Veliaj. PD nuk është prona juaj personale. Kanë paguar me jetë për të. Nuk mund të shkatërrohet me ju dhe prej jush. Të djathtët e Shqipërisë ju kanë respektuar për 30 vite ndaj do i respektonit duke bërë dorëheqje. Deklaro dorëheqjen dhe largohu sepse je futur në një rrugë të pashpresë dhe do të fusësh në këtë rrugë gjithë Shqipërinë. Demokratë nuk duan të shkojnë te Ilir Meta. Si një demokrat prej 30 vitesh, që nga themelimi ku i dhamë mirëseardhjen dhe Sali Berishës, i them që çliroheni njerëzit”, tha ai.
Lini një Përgjigje