
Analisti Frrok Çupi, duke komentuar polemikat e ditëve të fundit për financimin e fushatës së “Bashkë Fitojmë”, ai tha se dyshja Berisha-Meta po e sfidojnë shtetin dhe Kushtetutën.
Në një intervistë për “Abc News” Çupi akuzoi edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pasi sipas tij duke parë shifrat e mëdha me të cilat po financohet fushata e kandidatëve të Berishës, duhet të kishte bërë denoncim në SPAK.
Ai shtoi gjithashtu se SPAK-u dhe Prokuroria e Tiranës duhet të vihen në lëvizje, pasi një person i shpallur prej dy vitesh si korruptues po hedh aq shumë para në mitingje, sa që merr me qira dhe një stadium.
“Kjo është gjëja më e drejtë që po bën Berisha dhe Meta, në kuptimin që po sfidojnë të drejtën e kombit, ligjin, kushtetutën dhe shtetin. Të jesh shpallur prej dy vitesh si korruptues dhe të kesh aq shumë para se të hedhësh në mitingje dhe në ditën e stadiumit, për mua nuk është më fajtor Berisha.
Këta në këtë rast kanë fituar të drejtën të jetë sundues mbi jetën e njeriut këtu, dhe të mos gjykohen kurrë. Nëse nuk gjykohen për këtë, duhet të shpallin se këta dy njerëz janë të pandëshkueshëm. Çfarë bën drejtësia, SPAK, KQZ? Jemi në pikën kur SPAK, prokuroria e Tiranës, e Përgjithshme, ankohen se dënimet dhe veprat penale të kryera dhe për të cilën akuzohen këta janë të parashtruara. Sot ke shkeljen e ligjit, korrupsionin, krimin brenda orës të shpallur dhe asgjë nuk vepron.
Ajo që thotë kryetari i KQZ që të deklarojë Meta për financat, ky është thelbi i ironisë mbi këtë popull, që i korruptuari të vijë të deklarojë. Celibashi duhet të kishte shkuar në SPAK dhe të kishte bërë denoncimin. Pa lëvizur gurët, ujërat nuk pihen më dhe korrupsioni do të mbysë Shqipërinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje