
Avokati Spartak Ngjela duke komentuar nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, tha se politika shqiptare nuk e ka arritur moralitetin që të mos merret me personalitetin e kundërshtarit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela u shpreh kundër posterave të PS për zgjedhjet në Tiranë, ku sipër shihet kryeministri Edi Rama dhe në pjesën e poshtme të posterit Meta dhe Berisha.
Ai u shtoi gjithashtu se slogani i PS, vetë përpara kurrë prapa nuk është origjinal, pasi sipas tij është marrë nga deklarata në Tiranë e ndihmës zv-sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
“Nuk jam dakord me atë poster, politika shqiptare duhet të kthehet te moralitet, ruajtjen e personalitetit të tjetrit, cilido qoftë. Ai mund ta thoshte sloganin, por ka nxjerrë dy liderë poshtë tij sikur po i shtyp, koshienca ime politike se lejon. Kam bërë një fushatë me Edi Ramën në Tiranë, s’ia kam përmendur kurrë emrin. Sloganin se ka të vetin, e ka marrë dhe mirë ka bërë, nga ndihmës zv.sekretari amerikan i shtetit që ishte këtu, pse ka nxjerrë figura ka bërë gabim. Politika jonë s’e ka arritur ende moralitetin, Escobar e tha që i takojnë të kaluarës”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje