
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe pse larg vëmendjes së publikut dhe mediave prej kohësh, sot ka reaguar lidhur me miratimin nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha i uron shqiptarët e Kosovës për këtë arritje, teksa shtoi se pengesa e fundit ndaj Prishtinës u hoq sot nga Parlamenti Evropian.
“Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si evropianë.
Parlamenti Evropian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra i’u bë qytetarëve të Kosovës mori fund. Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, shkruan Basha.
Lini një Përgjigje