TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 14:30

KQZ nuk ia vendosi emrin si drejtues të koalicionit me Berishën, Meta: Celibashi një palaço!

Shkruar nga Pamfleti

KQZ nuk ia vendosi emrin si drejtues të koalicionit me Berishën, Meta:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është përgjigjur sot në lidhje me veprimin e KQZ-së e cila nuk vendosi emrin e Metës si drejtues të koalicionit me Sali Berishën në fletën e votimit për lokalet e 14 majit.

Meta u shpreh se nuk ka rëndësi se çfarë vendos KQZ sepse demorkatët e dinë mirë se kë duhet të votojnë më 14 maj.

“Së pari, demokratët e dinë shumë mirë se s’do kishte qenë e lehtë për ta në 2005 nëse s’do ishte LSI, ata e dinë rëndësinë e asaj partie në atë rotacion historik. Demokratët e dinë se nuk e ka lënë Meta PD-në dhe opozitën pa këshilltar, s’ja ka dhuruar Meta pushtetin lokal Ramës. Përkundrazi, qëndrova vetëm si President përballë tij. Demokratët e dinë mirë se kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi në KQZ, sepse nuk e linte Rama. Janë pikërisht këta që i shërbejnë Ramës sepse jo vetëm demokratët e shumë parti të tjera që janë në mbështetje tanët, gjithashtu dhe socialistët e zhgënjyer që do i ndëshkojnë me votën e tyre Rilindjen më 14 maj. S’ka interes së çfarë vendos KQZ, të gjithë e dijnë shumë mirë dhe Rama dhe ramarucët nuk i shmangen dot së vërtetës”, tha Meta.

Meta i është shmangur edhe pyetjes se ku i gjejnë paratë për fushatën ai dhe Sali Berisha.

Ai i tha gazetarëve se kush është i interesuar t’i çojë atij dhe Sali Berishës një kërkesë me shkrim.

“Këto janë pyetje që me të drejtë i bëni. Përsa i takon atyre mund të bëni pyetjet me shkrim dhe personat përkatës në Partinë e Lirisë dhe të PD-së mund t’ju kthejnë përgjigje” – tha Ilir Meta gjatë një konference sot pas mesdite.

Kryetar i PL nuk harroi të shprehë optimizmin e tij për një fitore të thellë të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ teksa vijoi edhe me akuzat për qeverinë. Meta tha se Edi Rama nuk mund t’i ikë llogaridhënies

 

kqz meta

Lini një Përgjigje