Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas daljes nga spitali i QSUT, ku iu nënshtrua një operacioni një ditë më parë. Rama ka falënderuar nga zemra këdo që ka qenë i interesuar për shëndetin e tij. Kryeministri tha se do të vazhdojë protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe do i rikthehet së shpejti fushatës.
"Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi", ka shkruan Rama në Facebook.
Lini një Përgjigje