TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 17:33

Sondazhet e “Pamfletit”/ Qytetarët të pakënaqur me kryebashkiakët aktualë, PS përfiton nga përçarja e opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhet e “Pamfletit”/ Qytetarët të pakënaqur me

Sondazhi më i fundit është hapur për Tepelenën. Ajo që vihet re është se kandidati i "Bashkë Fitojmë" dhe i PD kanë më shumë vota se kryebashkiaku Tërmet Peçi. Kjo tregon sërish pakënaqësinë me kryebashkiakët socialistë...

Zgjedhjet e 14 majit pritet të prodhojnë një garë të fortë në një pjesë të madhe të bashkive. Ndonëse PS e ka marrë lehtë, duke shpresuar të përfitojë nga përçarja e PD, duket qartë se qytetarët janë “velur” nga dominimi socialist. PS ka 10 vite në pushtet dhe po ashtu të gjitha bashkitë prej 4-vitesh janë drejtuar prej saj.

Pamfleti” prej afro një muaji ka zhvilluar një cikël sondazhesh për të parë trendin e votimit në shumicën e bashkive të vendit. Ajo që vihet re nga sondazhet tona është se ka pakënaqësi të lartë ndaj kryebashkiakëve aktualë në detyrë. Sondazhet janë bërë online dhe çdokush ka pasur të drejtën të votojë vetëm një herë. Padyshim nuk mund të merren të mirëqena, por këto sondazhe tregojnë trendin e 14 majit dhe sipas të dhënave, nëse opozita do ishte e bashkuar, PS do pësonte disfatë në këto zgjedhje.

Duke i marrë me radhë, në Durrës, sondazhi i “Pamfletit” nxjerr fitues Igli Carën me 52 për qind të votave, ndërsa Emiriana Sako merr 43 për qind. Pjesa tjetër janë abstenim. Pra duket se në Durrës do ketë garë të fortë.

Vlorë, PS vendosi të sjellë një kandidat të ri që është Ermal Dredha. Sipas sondazhit ai merr 47 për qind të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra 46 për qind. Ndërkohë 7 për qind janë abstenim. Duke qenë se jemi në Vlorë dhe ka një mbështetje kaq të madhe për kandidatin e opozitës, dëshmon qartë pakënaqësinë ndaj socialistëve.

I njëjti trend vazhdon në Lezhë, ku Pashk Gjoni ka marrë 49 për qind të votave dhe kryebashkiaku aktual, Pjerin Ndreu ka marrë 46 për qind të votave. Pjesa tjetër janë abstenim.

Elbasan, Luçiano Boçi rezulton fitues sipas sondazhit tonë dhe me një fitore të thellë. Ai rezulton me 66 për qind të votave, ndërsa kryebashkiaku aktual me 30 për qind të votave.

Duke vijuar më pas me Shkodrën. Duket se dhe aty kërkohet ndryshim. Benet Beci ka marrë mbi 53 për qind të votave, ndërsa 43 për qind kanë shkuar për Bardh Spahinë.

Në Kuçovë garon edhe PD, dhe nëse shohim trendin e votave, shumica e votave shkojnë për kandidatët e opozitës. Ndonëse Kreshnik Hajdari del me më shumë vota nga të tre, në fakt, nëse opozita do ishte bashkë, sipas po këtij sondazhi do dilte fituese. PD garon në 14 bashki dhe treguesit janë të qartë se PS është minorancë nëse bashkojmë votat e demokratëve.

I njëjti trend vijon edhe në Gjirokastër, në Vorë, në Sarandë, Korçë, Fier apo Pogradec. Në Tiranë gjithashtu ka një mbështetje të madhe për Belind Këlliçin. Ky i fundit e ka nisur fortë fushatën dhe vihet re se ka një rritje të ndjehsme të mbështetjes.

Sondazhi më i fundit është hapur për Tepelenën. Ajo që vihet re është se kandidati i "Bashkë Fitojmë" dhe i PD kanë më shumë vota se kryebashkiaku, Tërmet Peçi. Kjo tregon sërish pakënaqësinë me kryebashkiakët socialistë.

Mbetet të shihet se si do të jetë rezultati final më 14 maj, por duket qartë se nëse opozita do ishte e bashkuar, PS do e kishte pisk punën në këto zgjedhje. /Pamfleti

Lini një Përgjigje