TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 17:47

Alibeaj çel fushatën për 14 majin dhe prezanton Bejkon për Tiranën, Basha i mbështet përmes Facebook-ut

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj çel fushatën për 14 majin dhe prezanton Bejkon për

Enkelejd Alibeaj ka çelur sot fushatën elektorale për 14 majin. Gjatë një aktiviteti që po mbahet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, Alibeaj do të prezantojë Roland Bejkon si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ajo që vihet re është se në këtë aktivitet kanë marrë një pjesë e madhe e deputetëve që janë reshtur tashmë në krah të Alibeajt. Mund të përmenden emra si Gazmet Bardhi, Kreshnik Çollaku, Oriola Pampuri, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, etj.

Ndërkohë Lulzim Basha ka munguar në aktivitet, por mbështetjen e tij e ka dhënë online. Ai ka shpërndarë LIVE në Facebook aktivitetin.

Alibeaj çel fushatën për 14 majin dhe prezanton Bejkon për
Transmetimi LIVE i aktiviteti nga Basha

alibeaj fushata zgjedhjet basha

Lini një Përgjigje