TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 22:32

Kreshnik Spahiu: Rama-Berisha kanë hapur thesin e mashtrimeve, premtimet e tyre fyerje për inteligjencën e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Rama-Berisha kanë hapur thesin e mashtrimeve, premtimet e

Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, kanë hapur thesin e premtimeve dhe se nuk kanë asnjë kontratë me popullin. Madje jo vetëm kaq, por bëjnë premtime absurde apo që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.

Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh.

Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes së pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime. Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon. Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu.

Edhe për çështjen e taksave ai u shpreh se partitë nuk merren me zbutjen e tyre ndaj qytetarëve, por premtojnë pasaportë europiane. Në vend të uljes së taksave për qytetarët, qeveria vendos taksa deri tek ajo e banesës nëse e shet.

Pse nuk dalin me parimin taksa europiane, por thonë me pasaporta europiane. E preku pak Dashamir Shehi, këta duan të taksojnë ata që punojnë. Sepse oligarku nëse do taksohet duhet të taksohet 45%, kjo është taksa europiane, ndaj edhe shokët e këtyre të pushtetit duhet ta paguajnë këtë taksë. Por këta janë gjakpirës në taksa, se këta i vendosin qytetarit taksë edhe në pronën e tij. Psh., shtëpinë ku ka qëndruar për 30 vite ai ia taton qytetarit. Në cilin vend e ke parë këtë? Vetëm taksë te banesa, por jo te prona. I thuaj 15% taksa e pronës. Ose tregu i produkteve ku ka vetëm disa markete dhe të mos lejosh të tjerat që të vijnë me 5 herë më lirë se të marketeve shqiptare. Ku të lënë këta të japësh lajm për këto dy supermarkete në Shqipëri, se s’lejohen të tjerat”, vijoi juristi në “Report TV”.

Lini një Përgjigje