TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2025, 22:03

Shqipëria në BE, Shehi: Rama po bën mashtrime elektorale, pas 12 majit mund të përballemi me situata të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria në BE, Shehi: Rama po bën mashtrime elektorale, pas 12

Deputeti Dashamir Shehi e konsideroi si një mirazh të vjetër premtimin e Kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e vendit në BE. Shehi tha se Rama po kryen mashtrim elektoral pasi për të hyrë në BE duhet të plotësosh disa detyra.

Është premtim, por një ditë do hyjmë ne, s’ka rrugë tjetër. Ky zotëria s’ka premtim tjetër. Sepse rrugët u vodhën, çfarë do thotë, shëndetësinë, arsimin, kështu që përdor një mirazh të vjetër. Historinë e vjetër, regjimi i vizave, gardhi i vjetër. Kur premtojmë Europën duhet të ofrojmë standarde si të Europës.

A e bën dot sistemin arsimor, shëndetësor, ekselentët. Ky po krijon mirazhin se me mua do hyjmë në Europë dhe më të mirat europiane do vijnë për ju.

Por bashkë me të mirat vijnë edhe disa detyrime. Pra duke parë situatën ai ka gjetur këtë narrativë, se kjo nuk ka problem. Kjo s’ka të keqe, por pretendimi se e bën vetëm ky është gënjeshtër e madhe, është e turpshme dhe politike. Këtu ishte 12 vjet, pse nuk e bëri. Është narrativë elektorale, premtime për gjëra të pakapshme. Por pas 12 majit situata në Ballkan mund të përkeqësohet dhe kjo situatë të rrëzohet. Shqipëria duhet të përgatitet për realitete që mund të jenë edhe të rrezikshme”, tha Shehi.

Lini një Përgjigje