TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2024, 13:13

Kostot e votës së diasporës, Celibashi: 3 milionë euro kushton vetëm platforma e regjistrimit

Shkruar nga Pamfleti

Kostot e votës së diasporës, Celibashi: 3 milionë euro

Kryetari i KQZ-së, Celibashi ka folur për zgjedhjet e vitit tjetër të përgjithshme dhe votën e diasporës.

Nëse jeton jashtë vendit, hapi  i parë për te marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës është të regjistrohesh në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Celibashi tha se kostoja vetëm e regjistrimit kushton 3 milionë euro.

“Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit  të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Por, akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar.

Nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me  20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto” tha ai.

Aspekti teknik i votimit nga jashtë  lidhet edhe me fshehtësinë e tij. “Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do operojmë kur kemi vetëm 1 votues”, tha Celibashi.

kostot e votës së diasporës

Lini një Përgjigje