TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2024, 18:15

"Rama përfitoi tokë në Vuno me vlerë 150 mln euro"/ Kulluri i përgjigjet Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Shkruar nga Pamfleti

"Rama përfitoi tokë në Vuno me vlerë 150 mln

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me deklaratën e Ivi Kasos, i cili tha se kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij përfituan 22.4 hektarë tokë në Vuno.

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se Partia Demokratike ka hyrë në një cikël imoraliteti dhe idiotësie.

''PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti të pakthyeshëm! Po si mundet partia medemek e djathtë të sulmojë Kryeministrin ose këdo qytetar që ka përfituar pronën e trashëguar?

PD duhet të bëjë betejë me PS pse Agjensia e Trajtimit të Pronave në 11 vite qeverisje të Ramës nuk ka marrë asnjë vendim për kthim dhe kompensim të pronave të trashëguara. Duhet të tundin bulevardin për Ligjin për Investimet Strategjike, por jo pse një fis ka fituar të drejtën e pronës në gjykatë!

Njeriu gëzon dy të drejta natyrore: 1) të drejtën e jetës, pra që askush mos t’i marrë jetën dhe lirinë në mënyrë arbitrare pa një proces të rregullt ligjor; 2 të drejtën e pronës që me Kushtetutë përfitohet përmes trashëgimisë, shit-blerjes dhe dhurimit.

Mire që lamë 33 mijë dosje pa shqyrtuar në 8 vite qeverisje duke “noterizuar” grabitjen e pronës nga komunizmi, por tani dalin protestojnë për dyshime te SPAK për ndikim të paligjshëm në rastin Malltezi e ndërkohë sulmojnë Ramën pse gjykata u ka kthyer fisit Koleka pronën e trashëguar.

Dhe më keq akoma mbështesin kandidatët e Vorio-Epirit në emër të mbrojtjes së pronave të banorëve të Himarës!

Parti pa busull morale dhe politike. Parti prone e një njeriu'', shkruan Kulluri.

Lini një Përgjigje