Ish-ministri i Financave Arben Malaj duke folur për përplasjen e kryeministrit me gjyqtarët, tha se Rama në çdo dalje të tij nuk e respekton ndarjen e pushteteve. Ai shtoi se problemi i Shqipërisë është korrupsioni dhe kapja e shtetit.
“Atij nuk iu dridh dora kur e futi Shqipërinë në borxh 130mln euro për Becheti. Dhe fjala e Ramës kur fokusohet se ato 30 mln nuk ka atë impakt sepse ato gropa që ka krijuar janë më të rënda. Fakti që kryeministri del dhe vetëm flet do të thotë që “djalli qëndron në detaje”. Ne duhet të marrin cila ka qenë piramida, cila është piramida dhe re…Pabarazia është bërë shumë shqetësuese. Pra duhet sqarime të thjeshta dhe unë e ruaj vlerësimin që qeveria ka të drejtë të bëjë piramidën e pagës por nuk ka të drejtë të bëjë presion mbi drejtësinë duke e deformuar këtë piramidë. Rama në çdo rast publik nuk e respekton ndarjen e pushteteve, por thotë pushteti jam unë”, tha ai në një intervistë për “News 24”.
Gjithashtu, Malaj më tej foli edhe për situatën ekonomike, duke thënë se pavarësisht reformave, ka edhe paralajmërime serioze
“Edhe në Parlament gjithmonë provokon. Për ekonominë mund të them që reforma janë bërë, por nuk është se nuk ka paralajmërime serioze. Pra nëse nuk i respekton më ndërkombëtarët, dhe në momentin që nuk dëgjon BE dhe SHBA , apo FMN që të thotë kujdes në këto pika është njëlloj vetëkënaqësie që nesër mund të kthehet në krizë. Nëse do qeverisë, unë jam mbreti është keq e para për Shqipërinë. Duke qenë se ka shumë njerëz që i bëjnë fresk, duhet edhe ndonjëri që t’i thotë të vërtetën”, tha ai.
Lini një Përgjigje