Rama nis vizitën në Vatikan me një ndalesë historike… të hapur për të gjithë
Teksa vendi përballet me kriza të përditshme politike, ekonomike dhe sociale, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment që, sipas tij, hyn në histori: nisjen e vizitës në Vatikan nga Genazzano, në bazilikën ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur si Regina di Albania. Një ndalesë simbolike, e paraqitur si ngjarje madhore shtetërore, ndonëse dera e kësaj kishe ka qenë e hapur për shekuj për këdo që ka dashur ta vizitojë.
Në një postim të gjatë në Facebook, Rama e cilëson vizitën si të paprecedentë për një kryeministër shqiptar, duke theksuar se që nga viti 1467 asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e kësaj bazilike. Një fakt historik që kryeministri e paraqet si një lloj borxhi të shlyer personalisht, mes referencash fetare, kombëtare dhe simbolike.
Sipas Ramës, në këtë bazilikë, ku pranë Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri kombëtar, kanë kryer rite thuajse të gjithë Papët e Romës, ndërsa përmend edhe Papa Leonin XVI, i cili, sipas tij, e vizitoi Genazzanon menjëherë pas zgjedhjes.
Por kjo narrativë e ngritur në nivele “lavdie historike” nuk ka kaluar pa u shoqëruar me ironi dhe kritika. Ish-ministri Arben Malaj ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë vetë-mitizim si të tepruar dhe të shkëputur nga realiteti.
“Jo deri këtu. Edhe Enveri do të bëhej xheloz,” shkruan Malaj, duke ironizuar faktin që një vizitë e zakonshme, e aksesueshme nga çdo turist apo emigrant shqiptar në Itali, shitet si arritje epokale. Sipas tij, pas 26 vitesh në majat e politikës, Rama e ka mbyllur rrethin e vetë-madhështimit, ku “triumf quhet edhe hyrja në një kishë ku dera ka qenë gjithmonë e hapur”.
"Lajm i madh nga Italia: Kryeministri 'zbulon' kishën e Genazzano-s! Pas dy dekadash e gjysmë në majat e politikës, na shitet si arritje historike vizita në bazoreliefin e Mbretëreshës së Shqiptarëve, një monument që Vatikani nuk i ka ndaluar kurrë vizitat. Është e habitshme se si një vizitë krejt normale, e aksesueshme nga çdo turist apo emigrant, kthehet papritur në 'lavdi mahnitëse'. Duket se pas 26 vitesh, rrethi i vetë-mitizimit është mbyllur plotësisht: tani triumf quhet edhe hyrja në një kishë ku dera ka qenë gjithmonë e hapur për të parë atë që është aty prej shekujsh", shkruan ai.
Reagimi i Malajt përforcon perceptimin se vizita në Genazzano po shërben më shumë si material për narrativë personale dhe simbolikë politike, sesa si një zhvillim real me peshë shtetërore. Ndërsa Rama vijon axhendën e tij në Vatikan dhe takimin me Atin e Shenjtë, debati publik duket se mbetet jo te përmbajtja e vizitës, por te mënyra se si ajo po kthehet në spektakël komunikimi. /Pamfleti
Boll te shofesh kete ne Tv edhe te iken oreksi
po ti o lartmadhnia juaj.....pse atehere u vonove kaq shume "te shlyesh borxhin" ???? apo ske cben me duket.... kudo , ne toke, mund te shkosh....e gjithshka mund te thuash......po ngelesh qeverritari me i ngaterruar e i korruptuar i shqiperise.
E gjithe kjo ngjarje Hist(e)orike, fame punes se palodhur te nje diplomateje kalibri si Majlinda e Sander Frangut qi e ka zaptu perfaqesine diplomatike ne Vatikan qe ne kohe te Salehut e ska burre nene e bir kurve ta heqe qe aty. Shtet per te ardhur keq. Turp eshte fjale e vogel.