Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda lidhur me vrasjen e Gilmando Danit në Rinas. Ai deklaroi sot se ngjarja është e lidhur drejtpërdrejt me struktura shtetërore dhe me kryeministrin Edi Rama.
“Ky është shembulli më i fundit. Nuk ekziston në realitet zyra Agasi, jo. A mund ta imagjinoni ju një kryeministër që ka në varësi policinë, ushtrinë, SHISH-in, të mbajë një zyrë krimi ku të thërrasë ministrat, të thirren gjykatësit, të organizohen vrasje në sheshe?”, tha Berisha.
Duke iu referuar konkretisht vrasjes në Rinas, Berisha deklaron se vrasja është kryer nga struktura të policisë.
“Siç ishte ajo e Rinasit, ai u vra nga komando të policisë. E vrau Ergys Agasi, e vrau Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, është e papranueshme që një kryeministër të ushtrojë pushtetin në këtë mënyrë.
“A mundet një kryeministër, njeri i ligjit, i fuqisë ekzekutive, të mbajë një zyrë krimi dhe të jetë nga njëra anë të paraqitet para qytetarëve dhe nga ana tjetër të veshë rrobat e Ergys Agasit dhe të bëjë akte që bën ligjin?”, tha ai.
Berisha ngriti gjithashtu akuza për përfitime financiare personale. “Ai ka përvetësuar për familjen e tij miliona euro. Ky është një aspekt”, deklaroi ish-kryeministri.
Në vijim, kreu i PD-së e cilësoi si përçmim ndaj qytetarëve faktin që, sipas tij, i njëjti person kishte në dorë edhe emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
“Tjetri, më i paimagjinueshmi, është njeriu që i bënte këto, bënte vrasje, shkarkonte dhe emëronte ministra. Nuk mund të ketë përçmim më të madh për shqiptarët”, përfundoi Berisha.
Merrni çfar thotë i Demiri mendore Sali Aga Berisha..dhe mua me ka akuzuar per vrasje,po doli bllof.