Shemsi Prençi ka treguar se situata në PS është ndezur fort. Sipas tij, përplasjet mes kandidatëve kanë shkuar dhe në nivel familjar.
Ai ka marrë shembullin e Olta Xhaçkës dhe Arben Pëllumbit, të cilët janë kushërinj të parë mes tyre. Olta Xhaçka e ka dajë Servet Pëllumbin. Sipas tij, janë në një zonë dhe të dy duan mandat deputeti.
“Ka disa probleme që ka mes kandidatëve brenda partive pasi, duke qenë shumë kandidatë, depërtojnë në zonat e njëri-tjetrit. Madje kanë dhe lidhje familjare dhe kjo padyshim sjell fërkime madje dhe mes djalit të dajës me vajzën e hallës, siç janë Olta Xhaçka me Arben Pëllumbin. Sepse njëra do të marrë vota për të shpëtuar lëkurën sepse është kandidate për në SPAK. Tjetri do të jetë njeri i vlerësuar i partisë për prespektivën politike si trashëgimtar i babait. Pra ka dhe nga këta”, tha ai në podkastin e 'Pamfletit' në 'YouTube'.
Lini një Përgjigje