TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2025, 20:35

‘Zaka do ketë fatin e Çyrbjes’, paralajmërimi i Berishës për kandidaten e PS në Fier

Shkruar nga Pamfleti

‘Zaka do ketë fatin e Çyrbjes’, paralajmërimi i

Kreu demokrat Sali Berisha ishte në Lushnje pasditen e së mërkurës ku prezantoi kandidatët e ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ në Qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndër të tjera Berisha bëri një paralajmërin për kandidaten e PS-së, Kiduina Zaka, për të cilën tha se do të ketë fatin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me vendim të GJKKO-së.

“Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.

Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.

Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre.

Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato”, tha Berisha.

Kreu demokrat gjithashtu nuk ka lënë mënjanë Edi Ramën, që e konsideroi një meme të gjallë.

“Memeja e gjallë, se kështu po e quajmë ne atë, ai që më quan mua buf, po ai nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme dhe unë u garantoj se do përdor të gjithë eksperiencën dhe mençurinë time për ta përzënë me datën 11 maj së bashku me ju.

Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojmë makina ushtarake Made in Albania”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje