
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin e Pamfletit në YouTube është Shemsi Prençi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik. Ai ka analizuar situatën politike dhe jo vetëm. Duke u ndalur te përgjimi që ju bë Erion Veliajt, ai ka treguar se Rama ka frikë nga një kryengritje e atyre që ka dërguar në qeli.
-Si kryen përgjime sot?
Dikur vendosnin çimka. Mbyllnin dy njerëz në dhomë dhe i përgjonin. Tani nuk ka më çimka dhe të përgjohen dy persona në një dhomë. Mjafton t’ia vësh atij që është në qeli, Shemsiu për shembull me zonjën Dervishi qindra km larg. Janë përgjime jo me vendim gjykate, por me tekat e SPAK, siç u përgjua kryebashkiaku i Tiranës.
-Pse e përgjuan?
Duhet ta pranojmë se shqiptarët janë populli politizuar. PS ka pësur një lloj tronditje edhe për shkak të asaj që Basha e pyet 7x7 baraz me 313, se Rama realisht e di ku i ka shokët. Fakti që gjysma e qeverisë është në burg ata janë bërë bashkë dhe po zhvillojnë nën rrogoz ndaj atyre në pushtet. Ustallarët e PS nuk janë më aty, janë në burg ose të pandehur, ose janë kandidatë për në burg. Ata që e ngritën PS në 1991, ata që e mbajtën edhe kur mendohej që do shpërbëhej. Tani në listat e mbyllura të kandidatëve të PS nuk janë asnjë prej tyre. Ose janë njerëz që nuk kanë lidhje me PS. Ata i lanë në fushë të hapur.
-Pse e përgjuan?
Kjo pala e dërrmuar, e ndëshkuar, pasi ata kanë vjedhur bashkë. E kanë humbur shpresën se nuk janë pjesë e Rilindjes, janë keqpërdorur nga kryeministri. Ata sot janë larguar. Këta të mërziturit me në krye Lali Erin kanë mbledhur të gjitha forcat, duke përfshirë dhe specialistë të IT.
-Tani Veliajn pse e përgjuan?
Deshën të dinin se deri ku shkonte. Si ndjehet, është i frikësuar, i mërzitur, është në grahmat e fundit të humbjes së shpresë dhe besimit për Ramën dhe bashkëpunëtorët dhe duke e ditur se ai i ka humbur shpresat, deri ku do shkojë.
-Mund të flasë?
Ai mund të flasë, por se çfarë do thotë.
Lini një Përgjigje