
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka komentuar koalicionin e Berishës me Metën. Roland Bejko tha se Berisha e ka bëtë ketë koalicion pasi e sheh Metën si pasardhësin e tij dhe do t’i japë partinë.
“Na vërtetoi atë që thoshim që do e çojë partinë te Meta se e sheh si pasardhës të tij. U reflektua edhe në fushatë. Tani ta kuptojnë demokratët dhe militantët. Do shkojnë të votojnë, ata që do votojnë për Metën, do votojnë për të bërë Metën me parti. Me këta këshilltarë Meta do bëjë trafikun e radhës. Nesër do i prishen interesat e partisë dhe do shkojë te Edi Rama. Meta është një pelegrin politik dhe udhëton aty ku i dalin interesat”, tha Bejko.
Në emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, Bejko tha se demokratët do të zgjedhin një parti pro perëndimit dhe s’do të shkojnë tek një non grata si Berisha, i izoluar nga dy aleatët më të mëdhenj të vendit tonë, SHBA dhe Britania e Madhe. Bejko hedh akuza ndaj Berishës se i ka çuar demokratët tek një i majtë si Ilir Meta. Ai thekson edhe njëherë që Berisha duhet të ikë dhe t’i lërë demokratët që të bashkohen.
“Berisha duhet të largohet nga politika se ka ndarë PD në disa pjesë. Berisha ka marrë zvarrë një pjesë të mirë të PD, sidomos militantët, i ka marrë dhe i ka çuar te LSI. I kërkoj sepse kam të drejtën orale, që unë dhe disa të tjerë në PD, që prej 32 vitesh i kemi qëndruar Berishës në krah. Berisha ka shkuar te një parti tjetër, për momentin ka gjetur LSI. Të largohet dhe t’i lërë demokratët të lirë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe PD të bashkohet. Berisha u kthye në kohën që s’duhej. U kthye se iu prish interesi personal”, tha Bejko.
Lini një Përgjigje